Shtyhet takimi SHBA-Rusi, vazhdon inspektimi në siri

Sot është dita e dytë që inspektorët e OKB-së zhvillojnë hetimet në sipërfaqet ku dyshohet se është përdorur sulmi me armë kimike. Ndërsa autoritet e Sirisë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shpërthimet me gaz helmues javën e kaluar në një numër qytetesh në rajonin Ghouta. Opozita siriane ka raportuar më shumë se 1 300 të vrarë nga sulmi i regjimit të Bashar al-Assad. Dy ditë më parë Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, deklaroi se SHBA-të do të dështojnë në këto hetime, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. 

Shtyhet takimi SHBA-Rusi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar se takimi me Rusinë, i parashikuar më 28 gusht, do të shtyhet. Ky vendim ka ardhur pasi SHBA-të kanë nevojë të përpunojnë një përgjigje të përshtatshme për përdorimin e armëve kimike në Siri. 

Në këtë takim do të diskutohej një projekt për një konferencë paqeje për t’i dhënë fund luftës civile në Siri. Takimi do të zhvillohej mes Wendy Sherman, nënsekretar për çështjet politike në Departamentin e Shtetit, Robert Ford, ambasadorit të SHBA-së në Siri dhe ministrave rusë Gennady Gatilov e Mikhail Bogdanov

Lajme të ngjashme

Back to top button