Leksion një-ditor mbi menaxhimin në stomatologji, nga i famshmi dr.Howard Farran

Një mundësi e papërsëritshme e dentistëve shqiptar për t’u njohur për së afërmi me një guru të menaxhimit stomatologjik, në leksionin një-ditor (One-Day Dental MBA) që do të mbahet në Tiranë me 21 Mars 2015. Howard Farran, DDS, MBA ka mahnitur audiencat mbarë botes me stilin e tij inovativ, joformal dhe argëtues.

Ai do të diskutojë mbi ndërtimin e një ordinance të mrekullueshme, kuptimplote dhe profitabile që do të bëjë ndryshim në komunitetin tuaj. Punonjësit dentar do të kenë mundësi të mesojnë se si të menaxhojnë personelin,kohën dhe financat si dhe drejtimin e një klinike profitabile me stres të zvogëluar.

Dr.Farran është dentist praktikues me 25 vjet përvojë pune dhe Master i Administrimit ne Biznes (MBA) nga Universiteti i Arizonës. Ai u nderua si Alumni i vitit më 1997, Dentisti i vitit më 1995 dhe fitues i Arizona Award me 1989. Dr.Farran është themelues dhe dhe botues i një ndër revistave më të mëdha në bote për stomatologji Dentaltown dhe web-faqen www.dentaltown.com.

Eshtë autor i qindra artikujve në dhjetëra revista profesionale, dhe ka zhvilluar disa seri video-edukative mbi biznesin e stomatologjisë. Seria e tij më e fundit, “Dr. Farran s One-Day Dental MBA ” ndan teknikat e tij te sprovuara për të rritur produktivitetin dhe zgjerimin e biznesit dentar.

Lajme të ngjashme

Back to top button