Askush nuk pranon se po përgatiten zgjedhje

Edhe pse për momentin dy partitë më të mëdha mohojnë apo refuzojnë idenë se po përgatiten për zgjedhje, në terren gjendja është krejtësisht ndryshe. Këtë spekulim e përforcoi LSDM me pjesëmarrjen e fundit në Sallën Universale e cila u quajt tribunë, por  që dallohej nga të gjitha pjesëmarrjet e tyre të mëhershme. Ndryshe, në një pjesë të fjalimeve (më shumë në fjalimin e nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska) dolën teza dhe premtime si të mitingut parazgjedhor.

-Ne nuk do të lejojmë asnjëri nga 12 propozimet e lajmeve të jetë porosi- tha Sheqerinska dhe  lëshoi valë bisedash se partitë në mënyrë intensive po përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Në këtë drejtim shkon edhe informacioni të cilin e publikoi “Meta” se partitë politike, por edhe ambasada e SHBA-së në Maqedoni në mënyrë intensive bëjnë anketa të opinionit publik.

Nikolla Gruevski sikur para çdo zgjedhjeve ashtu edhe javët e kaluar iu ndau subvencione bujqve, para kohe ktheu borxhin ndaj FMN-së si dhe paralajmëron tribuna. Këtë aktivitet para tij e filloi lëvizja pro- qeveritare  e quajtur “Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) me një sërë tribuna nëpër vend. Titulli dhe teksti në “Shtypin e lirë” për gjoja rekonstruksion të qeverisë në të cilën sërish në krye do të ishte Nikolla Gruevski gjithashtu duket si balon provë që të testohen linja të caktuara të kuqe.

Nga LSDM thonë se nuk bëjnë fushatë për zgjedhje, por se bëjnë fushatë që të kuptohet “E vërteta për Maqedoninë”.

-Nuk na shkon mendja për zgjedhje derisa Nikolla Gruevski është në pushtet. Me këto tribuna duan t’u mundësojnë qytetarëve ta kuptojnë të vërtetën për Maqedoninë. Të vërtetën për pushtetin. Ndërsa kur do të plotësohet kërkesa për qeveri kalimtare, do të mund të flasim për zgjedhje”.

Nga VMRO DPMNE nuk morëm përgjigje, por Gruevski në konferencën e fundit për shtyp në Qeverinë e R. së Maqedonisë, ku foli për aferën “Puçi” ishte i prerë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

-Zgjedhje në Maqedoni do të ketë në vitin 2018, tani zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë- tha kryeministri.

Ivo Veliçkovski nga Partia Liberale thotë se partitë politike janë tërë kohën në fushatë, edhe tani.

-Është e saktë se fushatë ka, por nëse mund të shihni, dy partitë politike zhvillojnë fushatë brenda- partiake, që të ngritet morali i anëtarësisë. Nuk bëhet fjalë për fushatë për zgjedhje për të fituar trup të ri votues- thotë Veliçkovski.

Nga agjencia e marketingut “Market Vizia” thonë se në këtë periudhë nuk ka porosi më të shpeshta nga asnjë parti politike”, nga kolegët e tyre të agjencisë “Republika” gjithashtu thonë se “nuk kanë marrë kurrfarë porosie për fushatë dhe reklama nga asnjë parti politike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button