Turneu rajonal i shahut “Prill-2015”

Grupi koordinues i Klubit të Shahut “Blini Park” (nga fshati Dobrosht) nën patronatin e kryetarit të Komunës së Tearcës, z.Isen Asani, organizon turneun rajonal të shahut “PRILL-2015”. Turneu do të mbahet më 04 Prill 2015 (e shtunë) me nisje në ora 10:00, në sallën e sportit të SH.F. “Kiril Pejçinoviq” të fshatit Tearcë.

Informohen të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e lojës së shahut që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre te z.Bajram Memishi (koordinator i turneut) në numrin e telefonit: 071 591 616 ose në ambientet e Komunës së Tearcës. Pjesëmarrja në turne është falas.

Për fituesit turneut rajonal të shahut “PRILL-2015” janë paraparë edhe shpërblime në të holla dhe mirënjohje:

Vendi i parë: 2000 den.

Vendi i dytë: 1500 den.

Vendi i tretë: 1000 den.

Lajme të ngjashme

Back to top button