Mourinho u premton tifozëve Premier Ligën

Jose Mourinho po mundohet t’ua zbus sadopak dhimbjen tifozëve për eliminimin nga Liga e Kampionëve. ‘Special One’ u ka premtuar tifozëve të ekipit londinez se këtë edicion do ta fitojnë titullin në Premierligë.

Aktualisht Chelsea është e para në Premierligë me 63 pikë të tubuara, dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, rivali tjetër për titull, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 58 pikë të tubuara.

“Unë mendoj se përgjigja jonë do të jetë e mirë. Unë me të vërtetë besoj se ne do të fitojmë. Unë kam të njëjtin besim në këta lojtarë”, ka deklaruar portugezi.

“Ajo që mund të bëjmë tani për veten tonë dhe të klubit tonë është të fitojmë Premierligën. Situata jonë është e mirë. Të gjithë do të dëshironin të ishin në pozitë tonë”, ka theksuar Mourinho.

Lajme të ngjashme

Back to top button