Prokuroria Publike kërkon ekspertë nga BE

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dërgimin e ekspertëve të huaj për të shqyrtuar aferën e përgjimeve e përgjimeve.

Prokuroria informoi se ka dërguar ofertë zrytare deri tek organet e Bashkimit Evropian për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtar që do të jenë në rrjedhë dhe do të mbikqyrin punën e prokurorëve publik lidhur me proceset aktuale.

Kjo ka të bëjë me aferën e përgjimeve të publikuar nga opozita maqedonase, e cila ka ngritur aktpadi ndaj kryeministrit Nikola Gruevski, shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ministrave të tjerë, por edhe për rastin e njohur “Puç” që ka të bëjë me ngritjen e akuzës nga ana e MPB-së kundër liderit opozitar maqedonas Zaev për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete dhe rrënim të interesit shtetëror dhe të sigurisë.

Prokuroria gjithashtu ka theksuar se ka kapacitet për t`u ballafaquar me të gjitha lëndët, por për hir të transparencës dhe shmangien e spekulimeve për punën e prokurorëve publik lidhur me ngjarjet aktuale, kërkohen ekspertë ndërkombëtarë për çështje juridike. Me këtë hap thuhet se do të rritet besimin tek drejtësia e pavarur në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button