Sindikata e Pavarur e Gazetarëve reagon për skandalin në radio

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias është shprehur e tmerruar për ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit në emisionin në Kanal 103 në RTVM.

Në reagimin me shkrim, pak kohë pasi u bë i ditur skandali, Sindikata thotë se ky veprim i RTVM­së zbulon gjendjen dramatike me lirinë e informimit në këtë servis publik.

“Asnjë rregull dhe asnjë procedurë nuk mund të mbulojnë faktin se drejtuesit të emisionit iu pamundësua në mënyrë të dhunshme që të bëjë punën e tij”, thuhet në reagimin e Sindikatës. Sindikata dënon me rreptësi këtë akt dhe kërkon përgjegjësi nga drejtuesit e RTVM­së, si dhe sqarim nëse sigurimi është i RTVM­së ose është privat.

Lajme të ngjashme

Back to top button