Sela: Maqedonasit të pranojnë kompromosin, ose ne krijojmë parlamentin shqiptar në Shkup

Mbrëmë në Strugë, u themelua dega e Lëvizjes për reforma në PDSH, ku gjithashtu u zgjodh kryetar i kësaj dege, drejtuesit e saj, kuvendarët dhe u propozua kandidati për kryetar të Lëvizjes që do të garojë në kongresin e 21-22 Marsit, njofton Drini.mk

Kjo iniciativë nuk bëhet për karrierë politike apo interesa personale, por lindi për ata , të cilët janë të vegjël akoma, lindi edhe për ata, të cilët janë të vegjël ende dhe në emër të pozitës së shqiptarëve në trojet e tyre. 

Lëvizja për reforma do të marrë legjitimitetin dhe nuk do të bëhet pjesë e qeverisë. Lëvizja për reforma në PDSH nuk do të bëjë kërkesa tani e tutje sepse ne nuk jemi në pozita për të kërkuar lëmoshë. Ne do të parashtrojmë kushte dhe nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë deri nuk realizohen keto kushte. Nëse maqedonasit nuk do ta pranojnë një gjë të tillë atëherë, shqiptarët e Maqedonisë do ta bëjnë parlamentin e tyre në mes të Shkupit, tha Ziadin Sela në fjalën e tij para të pranishmive nga të cilët u përshëndet me duartrokitje dhe ovacione të cilat dukshëm i shkaktuan emocione kryetari të komunës së Strugës.

Gjithashtu para të pranishmive foli edhe tashmë kryetari i degës së Strugës, Surja Rushiti i cili falenderoi të pranishmit dhe theksoi se Lëvizja për Reforma në PDSH, paraqet opsionin fitues dhe dhënies fund të nëpërkëmbjes së shqiptarëve në Maqedoni, pa marr parasysh se kujt subjekti politik i takojnë.

Përveç kryetarit, në kuvendin e degës së Strugës u zgjodh edhe kryesia e saj e cila përbëhet nga, Mustafa Zabzuni, Asllani Istrefi, Lion Dauti, Neim Bajrami, Qifli Sheji, Xheladin Muça,Neat Ejuposki, Dalip Tairoski, Nexhat Mamudoska, Mexhit Imeri, Argjernd Dalipi, Ardiana Ramadani, Këndime Maksuti, Zylfie Kaliqi, Gojart Kaba, Ermis Kala, dërsa si propozim i degës së Strugës për kryetar të Lëvizjes për reforma që do të zgjidhet në kongresin e 21-22 Marsit, u propozua nismëtari i kësaj lëvizjeje Ziadin Sela./Drini.mk

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ju lumt trima,keshteu duhet pe punu, vetem perpar bashkeatdhetar. Ju uroj suksese dhe jetesim sa ma te shpejte te kerkesave tuaja legjitime.Politikant shqiptar ne Maqedoni deri sot kandjeker politik te gabuar.Po du te besoj se ju do ti realizoniobjektivat e juaje per nje Shqipri Etnike.

Back to top button