Shqiptarja që përfaqëson hendbollin norvegjez

Tina Abdulla (17) nga Maqedonia është e vetmja shqiptare që do të përfaqësoj handbollin norvegjez (U-18).

Tina Abdulla, 17 vjeçarja nga Shkupi, që jeton në Bergen, Norvegji, para dy javësh në Dramme, Oslo u përzgjodh në mes 40 vajzash tjerash në 16-tshen e reprezentacionit (U-18) norvegjez.

Sipas mediave norvegjeze, Tina për një kohë shumë të shkurtër pati një sukses të jashtëzakonshëm. Aktualisht ajo ndjek shkollën elitare të sportit “Tertnes”, ku ju mundësua të kryje treninge në Spanjë ku gjatë gjithë kohës ishte nën mbikqyrjen e trenerit kombëtar norvegjez.

Treneri, Tore Johannesen u shpreh për gazetën norvegjeze “Kvinnheringen” se Tina është: eksplozive në terren , ka teknikë shumë të mirë dhe shpejtësia është tipari i saj i veçantë.

Javën e ardhshme Tina, do të përfaqësoj ekipin kombëtar norvegjez në Rumani, shpresojmë që shqiptarja të shkëlqej në terren dhe kombëtarja e Norvegjisë të ketë fitore.

Mediat norvegjeze:  – http://www.kvinnheringen.no/Tina_p__landslaget-5-27-3081.html

http://www.kvinnheringen.no/Tatt_ut_til_juniorlandslaget-5-27-3435.html

Lajme të ngjashme

Back to top button