fbpx

Sigurimi i RTVM-së ka ndërhyrë në studion e emisionin Kanal 103 (VIDEO)

­Radio Televizioni i Maqedonisë është përfshirë në një skandal të pandodhur ndonjëherë. Pjesëtarë të sigurimit të RTVM­së kanë ndërhyrë në emisionin që shkonte në eter në ato momente, në radion Kanal 103, duke i kërkuar drejtuesit që ta ndërpriste atë dhe t’i tregonte letërnjoftimin.

Një regjistrim audio që publikoi “Centarnews”, tregon sesi një zë burri ndërhyn teksa gazetari drejton emisionin dhe i kërkon atij që t’i tregojë letërnjoftimin, sepse kështu kishte urdhëruar shefi i tij.

Edhe pse gazetari insiston që të vazhdojë emisionin, zëri i burrit i thotë se duhet të shkojë me të dhe se ky është një urdhër që duhet zbatuar.

Shkak për këtë reagim të sigurimit të RTVM­së ka qenë ftesa që drejtuesi i emisionit i bëri kreut të partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov, që të merrte pjesë. Sigurimi nuk i lejoi Angelovit hyrjen në RTVM dhe pjesëmarrjen në emision.

Lajme të ngjashme

Back to top button