Kathimerini: Shkupi 2014, projekt i hipnozës masive

Gazeta greke” Kathimerini” në një reportazh, shkruan se projekti  “SHkupi 2014”, është pjesë e planit qeveritar për të ngritur “vetëdijen maqedonase”, e cila nuk është kufizuar vetëm në Shkup, por realizohet në gjithë vendin.

Në reportazhin e gazetës greke shprehet habia për numrin e madh të skulpturave të cilave menjëhërë pas zgjedhjeve lokale iu shtuan edhe 47 skulptura tjera.

“Disa e konsiderojnë si projekt të “ hipnozës masive”, disa si “çmenduri nacionaliste”, ndërsa disa si projekt “qesharak dhe të turpshëm”. Vizitorët në kafenetë e shumta në bulevardin “ Maqedonia”, shijojnë kafenë në mesin e një mali me skulptura.

Siç shkruan “Kathimerini”, kryeministri Gruevski ka vendosur shumë figura historike vetem si maqedonas. Plani për antikuizimin e Maqedonisë vërehet edhe nëpërmjet emërtimit të aeroportit të Shkupit me emrin “Aleksandri i Madh”.

Skulpturat  e vendosura në sheshin “Maqedonia”, janë heronj  grek dhe bullgar, thekson “Kathimerini”, ne reportazhin e saj kushtuar Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button