Greqia refuzon privatizim në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës

Shitja e ndërmarrjeve shtetërore me qëllim të mblidhen mjete dhe të ulet borxhi shtetëror është një nga masat, që kërkohet nga Greqia kundrejt huave shpëtuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mirëpo, qeveria e re greke iu kundërvihet privatizimit të kompanive të veçanta, sidomos në sektorin e energjetikës dhe infrastrukturës. Këtë e njoftoi ministri i energjetikës Panajotis Lafazanis.

Zhvillohen bisedime me kreditorët për saktësimin e reformave, të cilat Athina duhet të bëjë, që të marrë këstet e tjera të huave shpëtimtare që të evitojë falimentimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button