S H O P R A I S H ?

  • Sho praish?
  • Çe be vlla. Me k’to t’kabiles seme jam. Lujm stoj! ene bejm muhabet për bojën e ataj fustanit xhi e kan çit n’internet. Ama tej kallzo nëse do dëni send, se ktau m’kije kur t’dush.

I këtillë është diskursi ndërmjet disa politikanësh shqiptarë e maqedonas në planetin e çudirave, ku, ashiqare, e njeh qeni të zotin dhe e lë ujkun t’i afrohet torishtës së etnisë së konceptuar për kope, grigjë, shtrungë, xha e xhallë… Të tillët duhet t’i portretojë një për një Zaevi, sepse populli ka të drejtë të njohë zuzarët e tij. Nga ky horor nuk duhet të kursehet askush, qoftë dhe më i besueshmi, më i respektuari, më i afërmi, sepse është e dhimbshme dhe tejet fyese të shohish se si vetëm me një sho praish? të kurkushëve të tjetrit, askushët tanë shndërrohen në fundshpinë.

Lulja e marres, do të thoshte miku im Fadil Bajraj, pas skandaleve të shopraish-ave dhe turpërimit të gjetobashomujëve e kraleviqmarkëve, që legjitimuan dyshimin në gjithçka të keqe që ka ndodhur në këtë humbëtirë prej shteti, veçmas në ngjarjet tragjike dhe të pasqaruara që rënduan mbi kurrizin tonë. Unë, bie fjala, do të doja ta di të vërtetën e Gostivarit, Brodecit, Smillkovcit, Harun Aliut…; të vërtetën e huliganëve, që, kush e di sa herë, rrahën me shkopinj bejsbolli nxënësit shqiptarë; të vërtetën e demolimit dhe djegies së dyqaneve shqiptare në Gjorçe; të vërtetën e shkatërrimit të arave të mbjellura me kultura të ndryshme bujqësore nëpër vendbanimet shqiptare të Shkupit; të vërtetën e shfrytëzimit të policisë speciale për kontrollet e dyqaneve dhe kafeterive etj., etj., sepse dua të jetoj i lirë në vendin tim, pa një rrot sëme që më rri mbi kokë si exhel, pa derdimenë që pandehin se jam pronë e tyre, pa padronë që caktojnë hapat e kërmilltë të rrugëtimit tim, pa tabir-sarain që lëndon madje dhe ëndrrat e mia.

E qartë. Jetojmë në një botë pise të mbushur ding me hegjemoni dhe në një shtet budallë, që, sado xhuxh, na i ka futur të dy këmbët në një çizme dhe na trajton si të retarduar. Shi për këtë, them se është koha ta lëmë mënjanë vajin dhe të merremi më shumë me atë që mund ta bëjmë dhe nuk e bëjmë për të mirën tone; të marrim mbi vete përgjegjësinë për vërdallisjet e anijes sonë; të heqim vijën e kuqe, shkelja e së cilës do t’na bëjë përherë një; të lëmë anësh hasmëritë brenda llojit, që na kanë bërë heronj veshgjatë fabulash – pre e lehtë hijenash dhe natyrisht: lulja e marres.

Sho praish, pra i kemi punët, por, sot-për-sot, jemi të zënë me çështje të mëdha, si vakia e fustanit ngjyrë kameleoni t’asaj loçkës së facebook-ut.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. GAFI MÈ I RI I BDISTAVE ESHTE :
    DA E SHIFNI SE ÇKA DO BAJE ALIA!? AI E KA PROGRAMU KÈTE!? KA DIÇKA KÈTU,NUK BAHET KJO KOT E KOT DHE ALIA NUK RRIN HESHTÈT KOT E KOT!!! S’ KA FUND HIPOKRIZIA DHE INJORANCA.

  2. Fatëkeqësishtë , ja ku na prunë ,,qlirimtarët” qe murenë pushtetin ne dorë si ne Kosovë gjithashtu dhe ne Maqedoni.
    Ka ardhë koha te meremi me fundërinen tonë qe te ndryshohet situata…

Back to top button