Doshi – Bami, përballen sërish sot në Prokurori

Deputeti Tom Doshi do të jetë sërish në Prokurorinë e Kriemeve të Rënda ditën e sotme, ku do të përballet me Durim Bamin, personin që deputeti pretendon se është porositur për eliminimin fizik të tij.

Politikani shkodran do të paraqitet rreth orës 09:00 për të pestën herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të bërë një tjetër ballafaqim me Bamin, i cili dy ditë më parë ka deklaruar se atentati për vrasjen e dy deputetëve është i sajuar nga Doshi.

Bami ka qëndruar 9 orë në prokurori dhe gjithë kohën i veshur me një jelek antiplumb si masa më ekstreme e sigurisë.

Dje gjatë ballafaqimit Durim Bami rrëzoi akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ishte porositur një vrasje me pagesë.

Deklarata e erdhi pas më shume se 2 orësh, ku mes tij dhe Tom Doshit është zhvilluar një seancë e gjatë ballafaqimi, një pjesë e mirë e së cilës pa praninë e hetuesve, por nën përgjim./Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button