Ballistët nuk pranuan të jenë në tribunë bashkë me Jankullovskën

Tifo grupi shqiptarë, Ballistët ditë më parë kanë marrë një ofertë për të ndjekur ndeshjen Bregallnica – Shkëndija së bashku me tifo grupin “Fallanga” por aty është dashur të jenë  së bashku me Ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Ballistëve që e kishin postuar ne faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Faqja zyrtare e Ballsitët Tetove

Njoftim:
Të nderuar dashamirë të klubit futbollistik ,,Shkëndija,, tifozë dhe BALLISTË.
Sot gjatë diskutimeve për udhëtimin tonë në Shtip për ndeshjen bregallnica – Shkëndija na ofruan bileta për hyrjen në stadium falas nga FFM.
Përveç të përmendurave më lartë kishim edhe kërkesa që gjatë lojës : BALLISTËT do të duhet të jenë në një tribunë me fallangën tifo grupin, fundrinat, poshtërsirat, shqiptarë fyesit e Shtipit, gjithashtu në tribunen tonë të jetë prezente ministrja e punëve të mbrendshme zonja Gordana Jankullovska ajo që fyen,burgos dhe i poshtërson shqiptarët në çdo rast që i jepet dhe duke mos mbaruar me kaq të nxiret parollë që përmban këtë shkrim:”Kundër Nacionalizmit” dhe më ofenduese se gjitha të ndalohen thirrjet tona kombëtare si dhe emri i shenjtë ,,ILIRIDA”.
Gjërat që cekëm më lartë do ti kishte bërë vetem një njeri i pa cipë, pa dinjitet, pa ndjenjë kombëtare dhe pa pikë frespekti për simbolet kombëtare, kombin dhe gjakun e shqiptarëve që sakrifikuan për kombin dhe atdheun tonë.
Të nderuar ne asnjëherë nuk kemi qenë mjet,as i politikës,as i lojrave të juaja të pista,as i askujt tjetër dhe definitivisht nuk do të jemi pjesë e skenareve të juaja për të manipuluar me popullatën.
Ballistët gjithmonë kanë qenë besnik ndaj ekipit të tyre por këtë herë bëhet fjalë për diçka më të madhe, bëhet fjalë ku persona të caktuar duan të venë në dyshim dinjitetin dhe atdhe dashurinë tonë dhe për këtë shkak vendosëm që mos udhëtojmë drejt Shtipit.
NË TRIBUNËN TONË NUK KA VEND PËR ARMIQTË E SHQIPTARËVE !
NE NUK FRIGOHEMI,LIGJI JEMI NE DHE NUK BËHEMI PJESË E LOJRAVE TUAJA TË PISTA.
BALLISTËT do të organizohen dhe do të festojnë fitoren në qytetin tonë në Tetovë, mirpo për atë do tju informojmë në ditën që vijon.
Me respekt Ballistët Tetovë 1992

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ju
    lumte, me tifoz nuk behet politike, ballistet nuk jane politikan por jane tifoz dhe shqiptare te zjarrte.

  2. Pas bisedave telefonike tashme te bera publike, perse nuk kerkohet dorheqja e nje funderrine si Gordana Jankullovska.

Back to top button