SHBA, Forcat Ajrore në alarm nga kërcënimi rus

Rusia po i tejkalon të gjitha kufijtë! Të paktën në këtë përfundim ka arritur komandanti i Forcave Ajrore amerikane, William Gortney.

Gortney u shpreh se aftësia e ushtrisë amerikane dhe asaj kanadeze për t’u mbrojtur është nën kërcënimin e vazhdueshëm të aktivitetit ushtarak të Rusisë.

Ekspertët e Forcave Ajrore amerikane thonë se Kremlini po vazhdon të punojë me programin e tij për të ndërtuar një rreze më të gjatë për sulme të armatosura me avionë bombardues, nëndetëse apo anije luftarake.

E nëse kjo tendencë vazhdon me këto ritme, Rusia mund të ketë në dorë një peshë shumë të madhe të sigurisë në botë. Të paktën viti që kaloi shënoi një rritje të ndjeshme të këmbënguljes ushtarake ruse në skenën botërore.

Avionë rusë kanë patrulluar disa herë jashtë hapësirës së tyre ajrore, kryesisht në brigjet e Europës, në Britaninë e Madhe dhe në Francë. Këto vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për prezencën e objekteve ushtarake në territorin e tyre.

Që prej Luftës së Ftohtë shqetësimi i Perëndimit është se përkeqësimi i marrëdhënieve me Kremlinin do ta detyrojë Rusinë që të shfaqë pakënaqësinë e saj me anë të ndërhyrjes ushtarake jo vetëm në Ukrainë, por edhe më gjerë. Tashmë kjo mbetet një nga sfidat e sigurisë për Europen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button