Tender i ri për teleferikun Tetovë- Kodra e Diellit

Elektranat e Maqedonisë (ELEM) janë në prag të një marrëveshje me një konsulent i cili do t’i këshillojë se cila është mënyra më e mirë për ta dhënë në koncesion qendrën e skijimit “Kodra e Diellit”. 

Edhe pse hapja publike e ofertave u bë pothuajse para një muaji, nga ELEM-i akoma nuk tregojnë se cilat kompani kanë dhënë oferta dhe çfarë modelesh ofruan për zhvillimin, ndërtimin, financimin, shfrytëzimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Kodrës së Diellit nëpërmjet partneritetit publik-privat. Nga kompania nuk tregojnë se sa para janë të gatshëm të japin për shërbimet këshilldhënëse.

Përfaqësuesit qeveritarë, disa herë janë takuar me personalitete të njohura të fushës së sporteve dimërore nga Sllovenia dhe Kroacia, për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit të qendrave të skijimit në Maqedoni.

Edhe pse ky njoftim nuk është në dispozicion të publikut, vlera e parashikuar e investimit, sipas planit të miratuar për investim në qendrën turistike Kodra e Diellit, i përpunuar nga një kompani me reputacion ndërkombëtar, ndërtimi i teleferikut dhe rrugës kryesore vlerësohet të jetë diku rreth 30 milion euro.

Plani master për ski-qendrën Kodra e diellit parash shtigje të reja për skijim dhe zgjerim të atyre ekzistuese, më tepër vendparkime dhe rekonstruim të rrugës kryesore – aktivitete që duhet të kryhen në fazën e parë të investimit, gjegjësisht deri në vitin 2014. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button