Serbia dhe Rusia kryejnë stërvitje ushtarake, çfarë po planifikojnë

Përfaqësues të forcave ajrore nga Rusia dhe Serbia u pajtuan në zyrat e Ministrisë së Mbrojtes në Rusi që nga Shtatori të fillojnë disa stërvitje të ekuipazheve të tyre ajrore së bashku, deklaroi Igol Klimov nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Bazuar në të dhënat që Rusia ka lëshuar online në faqen e saj Sputnik, Klimov shtoi se të dy shtetet së bashku do të shfaqin taktikat e veta ushtarake në mënyrë që të ndihmojnë njëra-tjetrën me përvojat e tyre ushtarake, transmeton Indeksonline.

Dy vendet duket se po mbajnë ende raportet e mira miqësore tradicionale, edhe pas orvatjeve të Serbisë për tu anëtarësuar në BE dhe organizatat ndërkombtare.

Kohë më parë pati zëra se Rusia dhe Serbia po shkojnë drejt prishjeve të mardhënieve fqinjësore si pasojë e profilizimit të Serbisë si shtet evropian.

Por, Serbia po e dëshmon të kundërtën. Diplomacia serbe duket se ka vendosur të “hajë nga dy duar.” /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button