fbpx

Një gjë e vjetër po gjen zbatim në teknologjinë moderne

Për vite të tëra kasetat me shirit dominuan në tregun botëror.

1990-ta ishte viti i tyre, vetëm asokohe u shiten 442 milionë të tilla.

Por kjo industri u zvogëlua me hyrjen në treg të cd-ve gjithashtu edhe me zbulimin e mp3, kështu kjo industri pothuajse nuk gjendet fare në treg.

Po këtë vit me zbulimin e ri që ka sjellë në treg kompania Sony, nga bota e vdekur i kthen prapë në treg kasetat me shirit.

Besoni apo jo këto kaseta kanë një memorie hiç më pak se 185 terrabajt, apo 148 gigabajt për inç katrorë.

Për ta pasur më të qartë tërësia e tërë bibliotekës së Kongresit Amerikan mund të futet në 10 terrabajt, ndërsa në një kasetë të tillë Sony ju mund ta kopjoni për 18,5 herë të gjithë përmbajtjen e kësaj biblioteke.

Pra bëhuni gati ti hidhni iPod-ët tuaj, kjo kasetë arrin të regjistroj 64.750.000 këngë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button