35 mijë qytetarë ballafaqohen me llogari të bllokuara

Vetëm për një muaj, prej  qershorit deri në korrik, Banka Popullore regjistroi 2.500 xhiro-llogari të reja të bllokuara, me çka numri i i përgjithshëm i xhiro-llogarive të bllokuara arriti në 157.080.

Deri në përfundim të korrikut, në vend ka pasur pothuajse 73.600 qytetarë dhe firma të bllokuara, prej të cilave 38.700 janë firma dhe 34.867 janë persona fizikë.

Në krahasim me janarin, këtë vit BPRM-ja në vazhdimësi shënon rritje të numrit të xhiro-llogarive të bllokuara. Kështu, prej janarit kur numri i xhiro-llogarive të bllokuara ishte pothuajse 147 mijë, deri në fund të korrikut është shënuar rritje për 12.725 xhiro-llogari të reja të bllokuara.

Për një vit, prej korrikut të vitit 2012 deri në korrik të këtij viti numri i xhiro-llogarive të bllokuara është rritur për 26.000. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button