Paralajmërimet për padi rrezik për lirinë e mediave

Paralajmërimi i deputetit të BDI-së Artan Grubi se do të padis çdo medium që sipas tij bën “shpifje dhe ofendim” është tentim për kufizim të fjalës së lirë në Maqedoni. Aq më tepër që sot në Maqedoni hapësira për debat kritik dhe shprehje të lirë të mendimeve në media është si asnjëherë më parë e kufizuar. Paralajmërimet për veprime të tilla vetëm se e shtojnë presionin ndaj ato pak media të lira dhe stimulojnë censurën dhe vet-censurën. Nëse Grubi ndjehet i ofenduar apo dëmtuar, ka mënyra adekuate dhe procedura të cilat parandalojnë dhe përmirësojnë devijimet eventuale në media pa pasur nevojë për kërcënime të drejtpërdrejta për padi.

Duke e ditur faktin që edhe gjykatat në Maqedoni, sipas të gjitha raporteve relevante janë nën ndikimin e politikës nuk duhet nxituar për të paditur në institucionet me kredibilitet të luhatur.
Në Maqedoni ekzistojnë mekanizma të cilat ruajnë lirinë e shprehjes, por dhe njëkohësisht mundësojnë qytetarët, pa marrë parasysh a janë persona publik apo jo të mbrojnë imazhin e tyre. Grubi por edhe kushdo qoftë mund të drejtohet në Këshillin për etikë në Mediat e Maqedonisë për të kërkuar vendim të drejtë nga vet profesionistët e mediumeve për rastet që ai i ka përmendur. Njëkohësisht ai mund të drejtohet te “Shërbimi për verifikim të fakteve” ku njëkohësisht mendim do ta japin profesionistët.

Andaj bëjmë thirrje që mekanizma ekzistues të shfrytëzohen para se të bëhen padi e me këtë të bëhet informimi objektiv i qytetarëve duke mos cenuar në asnjë mënyrë lirinë e mediave.

Nga ana tjetër, rikujtojmë se ne si media punojmë në shërbim të së vërtetës dhe e kemi obligim që publikun ta informojmë drejt, në mënyrë objektive, pa manipulime dhe gjithsesi pa ofendime dhe shpifje. Përgjegjësia jonë si media është të punojmë në përputhje me standardet profesionale dhe etike të parapara në kodeksin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ju te portalb keni te drejt, dhe ne jeni korrekt, por ka disa portale si lajm e almakos e nuk vlejne as 5 pare dhe te ata nuk ka as nje grimce profesionalizmi. T’jem si grubi i kisha padit!

  2. Nuk e kuptoj pse nje medium si ju qe eshte korrekt, ti konsideroje si te till edhe lajmin almakosin qe jan turpi dynjas

  3. Lajm dhe Almakos jane propagatore dhe aspak nuk informojne drejt,por sipas tekeve politike te veta apo te dikujt.Ofendojne pa mase.Titujt e tyre dallojne nga te gjitha gazetat tjera dhe jane te njeanshme.

Back to top button