Papa Françesku: Do të qëndroj shumë pak në këtë post

Një intervistë e gjatë në një television meksikan dy vjet pas zgjedhjes së tij, për tema të rëndësishme të Kishës, nga familja deri tek homoseksualiteti. Por dalin në pah dhe gjërat që Papës nuk i pëlqejnë shumë si udhëtimet, dhe fakti që nuk mund të darkojë i qetë në një piceri pa e njohur askush.

“Kam ndjesinë që nuk do të qëndroj shumë në këtë post, le të themi latër ose pesë vjet. Dy nga të cilët kanë kaluar tashmë. Është si një parandjenjë”.

Kështu deklaroi Papa Francesku në intervistën e tij për televizionin meksikan “Televiziba”. Gjithësesi ai e bën të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por kritikon paaftësinë e klerikëve për të përfshirë dhe laikët.
Gazetares që e pyet nëse do të tërhiqej për shkak të moshës, sic ndodh dhe me peshkopët, Papa iu përgjigj duke thënë se nuk e mendonte këtë arsyetim për figurën që përfaqëson duke e konsderuar Papatin si një nder të vecantë. Ai vlerësoi si një vendim të guximshëm tërheqjen e Benediktit të 16-të si dhe atë për publikimin e abuzimeve të disa prej anëtarëve të Kishës ndaj fëmijëve si dhe domosdoshmërinë për tu kujdesur për viktimat.

Lajme të ngjashme

Back to top button