Ambasada e Francës në Maqedoni angazhohet për mbrojtjen e ambientit në Maqedoni

Vetëm disa muaj para konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Paris, Ambasada e Francës në Maqedoni angazhohet për mbrojtjen e ambientit në Maqedoni.francvfranc

Franca do të jetë nikoqire dhe do t’a prezidojë konferencën e 21-të e palëve në Koventën kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi nryshimet klimatike (KOP 21) nga 30 nëntori deri më 11 dhjetorë 2015 në Paris. Është një afat vendimtar, i cili duhet të rezultojë me një marrëveshje të re ndërkombëtare mbi klimën, e aplikueshme për të gjitha vendet, caku i së cilës është t’a mbajë ngrohjen botërore nën 2°C.

Ambasada e Francës në Maqedoni i prezantoi mbrëmë afatet kryesore përgatitore në conference në prezencë të përfaqësusve të Ministrisë së Punëve të jashtme, të Sekretariatit për çështje europiane, Ministrisë së Ekologjisë dhe planifikimit hapësiror, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, PNUD-it si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ky prezantim është në kuadër të nënshkrimit të një deklarate të bashkëpunimit institucional që ndodhi të enjëten më 12 mars 2015 ndërmjet ministririsë franceze dhe asaj maqedonase  të ambijentit në lokalet e Sekretariatit për çështje europiane. Në cilësinë e institucionit koordinues për çështje europiance, ky sekretariat ishte nikoqir i një konference mbi menaxhimin e ujit dhe puntorive mbi kualitetin e ajrit dhe zonave të mbrojtura, të organizuara nga ministria maqedonase e Ekologjisë dhe planifikimit hapësiror dhe nga ministria franceze e Ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe energjisë.

Franca është veç më shumë prezente në Maqedoni në çështjet e ambientit: Zyra ndërkombëtare e ujit i jep ndihmë teknike ministrisë së ekologjisë kurse qeveria franceze financon realizimin e një studimi në sajë të ndërtimit të një stacioni për trajtimin e ujrave të zeza për qytetin e Shkupit. Veç kësaj, një mbështetje e veçantë u jepet organizatave të shoqërisë civile për sensibilizimin e deputetëve dhe qytetarëve të Maqedonisë për çështjet klimatike dhe ambientit.

Lajme të ngjashme

Back to top button