Ballafaqimi 150 minuta, “vrasësi” Bami përballë objektivit Doshi në Prokurori (VIDEO)

Për më shumë se 2 orë, Tom Doshi, dhe vrasësi i penduar Durim Bami janë ballafaquar në një sallë gjyqi në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ata u paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth ores 09:00, ndërsa ambjentet e gjykatës për 2 orë janë rrethuar nga trupa speciale, duke mbajtur në survejim ambjentet e jashtme nën masa të rrepta sigurie.

Përballe njëri-tjetrit ata kane dhene deklarimet e tyre në prani të prokurorëve të çëshjtes. Rreth orës 11: 40 min, Tom Doshi ka dalë nga Prokuroria. Ai nuk pranoi të japë asnjë deklaratë për mediat.

Mësohet se gjatë kësaj séance, Doshi i ka qëndruar pretendimeve të tij, se ka patur një komplot për eleminimin e tij.

Durim Bami është i vetmi person i vendosur pas hekurave, me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” të deputetit Tom Doshi.

Sipas tij, Bami kishte marrë urdhër për të bërë një atentat ndaj tij dhe ndaj deputetit demokrat Mhill Fufi.

Për Tom Doshin ky është ballafaqimi i dytë, pas atij që ka bërë me deputetin Mark Frroku.

Dëshmia e parë e Durim Bamit ka qenë në datën 3 mars, një ditë pas shoqërimit të tij nga policia si person i përfshirë në këtë atentat.

Pas seancës së masës së arrestit, avokati i Durim Bamit deklaroi se klienti i tij do të flasë në një fazë tjetër të hetimit.

Në cilësinë e provës pritet të merren tabulatet telefonike të personave të përfshirë si dhe pamjet e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë takimet mes Doshit, Bamit dhe Skënderit.

Lajme të ngjashme

Back to top button