Horoskopi ditor, e martë 15 dhjetor 2020

Dashi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prandaj do ndiheni gjithë kohës mire. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do bien ne melankoli. Jupiteri nga ana tjetër do sjelle fat me shumice ne planin financiar. Do
dilni nga situata delikate ku kishit rene.

Demi
Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Tregohuni shume te kujdesshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Beqaret do jene tërheqës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi dhe probleme. Do jeni te qete kur te kryeni çdo
investim te nevojshëm.

Binjaket
Duhet te luftoni fort sot kundër rutinës ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te përjetoni serish kënaqësi si ne fillim. Mund te lodheni pak, por do ndiheni te plotësuar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si ata e kishin menduar. Ne planin financiar do keni vetëm disa probleme te vogla te cilat do
zgjidhen menjëherë. Do ndiheni me te qete me vone.

Gaforrja
Çështjet e zemrës do ecin me se miri gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh si duhet me personin qe keni ne krah dhe as qe do ju besoni intrigave qe do thurin te tjerët për t’iu ndihmuar. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm sepse përndryshe do ju shpëtojnë mundesi te mira. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate edhe për pak kohe.

Luani
Dite e mire për te dashuruarit, por e shkëlqyer për ata qe janë ende beqare. Këta te fundit do përjetojnë emocione te paimagjinueshme dhe do mahniten nga disa persona qe do i joshin. Ata qe kane prej kohesh një partner do kalojnë momente te këndshme dhe jo problematike. Ne planin financiar duhet te respektoni disa rregulla nëse
nuk doni qe situata te përkeqësohet.

Virgjeresha
Mëngjesi do jete i qete për ata qe janë ne një lidhje, por duke filluar qe nga mesdita e deri ne pret e darkës emocionet do jene te fuqishme dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do duan te ndryshojnë statusin edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar do e dini mire
çfarë hapash te hidhni.

Peshorja
Do jeni shume te zënë me pune dhe me çështjet familjare gjate kësaj dite prandaj ka rrezik te mos i kushtoni vëmendjen e duhur parterit tuaj. Mire është qe për gjithçka te flisni hapur me te. Beqaret do ndihen te plotësuar sepse do e gjejnë qe ne mëngjes personin për te cilin do iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar mund te keni
ndonjë problem te vogël për shkak se nuk do rezistoni dot pa shpenzuar.

Akrepi
Me ne fund, pas një periudhe delikate qe keni kaluar, do mund te rivendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift. Do afroheni edhe pak me shume me partnerin tuaj.  Beqaret do njihen me një person gjate një feste te organizuar nga miqtë dhe do e pëlqejnë tej mase. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur ashtu si e kishit menduar. Ju e dini
mire çfarë hapash te hidhni qe te mos keni probleme.

Shigjetari
Duhet te tregoheni besnike dhe te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece mire. Po joshet dike tjetër dhe po thuret gënjeshtra ndaj atij qe keni ne krah do keni probleme serioze. Beqaret do bien koke e këmbë me një te panjohur dhe do fillojnë te ëndërrojnë për te. Me financat tregohuni sa me te matur sepse
po filluan problemet nuk do kenë te ndalur.

Bricjapi
Konfigurimi i yjeve do jete i shkëlqyer sot për jetën sentimentale te çifteve. Çdo gjë qe keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet me ne fund dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me disa persona dhe ne fund nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat do fillojnë te stabilizohen, fale ndihmës se te afërmve, por edhe
për shkak te maturisë suaj.

Ujori
Do e shihni me kujdes jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shume atë. Do bini ne te njëjtën mendje me partnerin. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te re. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financiarisht do jeni te favorizuar nga yjet. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara
dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.

Peshqit
Do tregoheni te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj te zemrës. Beqaret do ndihen gati ta pranojnë propozimin qe ju ka bere dikush dhe do fillojnë shpejt një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta ndryshoni menjëherë gjendjen ne te cilën ndodheshit.
Shume shpejt do bëni edhe disa investime.

Lajme të ngjashme

Back to top button