OSBE e shqetësuar për ngjarjet politike në Maqedoni

­ Përfaqësuesi special i Kuvendit parlamentar të OBSE për Evropën Juglindore, Roberto Bateli, sot shprehu shqetësimin e tij për ngjarjet politike turbulente në Maqedoni. Ai theksoi se ngjarjet politike në Shkup, janë manifestimi më i ri i mungesës së dialogut konstruktiv politik i tërë spektrit.

Ai njashtu e theksoi nevojën kritike për mbrojtjen e ligjit, pavarësisë dhe mos përzierjes së institucioneve në vend me promovimin e përgjegjësisë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet.

“Si qytetar i rajonit dhe si njëri prej të shumtëve që me të vërtet shqetësohet për progresin e vendit, i ftoj liderit politik që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhen ë interes të qytetarëve dhe fqinjësisë më të gjërë”, theksoi Batel

Lajme të ngjashme

Back to top button