“Noje Cirher Cajtung”: Gruevski luan kartën krejt ose asgjë

Gazeta Zviceriane “Noje Cirher Cajtung” i kushton një reportazh gjendjes politike në Maqedoni pas aferës së përgjimeve. Gazeta vlerëson se ajo që i ndanë qeverinë dhe opozitën janë veprat e rënda penale.

“Përgjimet kanë nxjerrë afera të rënda ku në çdo prezantim del nga një aktor i ri. Gruevski tani luan kartën gjithçka ose asgjë”, shkruan gazeta zvicerane.

“Moçal me shantazhe, keqpërdorim të pushtetit dhe korrupsion,” kështu e përshkruan gjendjen në Maqedoni gazeta “Noje Cirher Cajtung” pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase.

Në thellësinë e analizës autori thotë se “afera të kujton në shfaqje jo reale teatrale”.

Gazeta zvicerane rikujton gjendjen politike në Maqedoni ku nuk ka shtet ligjor, gjyqësori është i politizuar, dhe nuk ka liri të mediave.

Ata shkruajnë për bombat e njëpasnjëshme të Zaevit si dhe kërkesën e fundit të tij për të bërë qeveri kalimtare në mënyrë që të organizohen zgjedhje fer dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button