Iseni: “Tri pikët e para i marrim në Gjorçe”

Skuadra e FC Shkupi këtë të diel do të luajë ndeshjen e radhës të kampionatit të Ligës së Dytë, kur do të jetë mysafire e Makedonija Gj.P.

Pas një jave të pafat ku ekipi u përballë me virus gripi, si duket të gjitha punët po vijnë në vend, pasi tani më numri më i madh i tyre janë rikuperuar dhe pritet që të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës, e cila është me shumë rëndësi për dy skuadrat.
Shkupi në këtë ndeshje vjen pas disfatës që pësoi në fushë të saj nga Gostivari, ndërsa Makedonija Gj.P., ka një seri prej dy fitoreve dhe ka shtuar apetitet e saja për një nga pozitat që i mundëson Ligën e Parë.

Për ndeshjen e radhës është prononcuar futbollisti më i ri i skuadrës dhe njëherit reprezentuesi i Maqedonisë U-18, Besar Iseni.

“Kemi punuar me intensitet të shtuar për të kthyer vetëbesimin në skuadër, nga fakti se kishim numër të madh të futbollistëve që ishin me virus. Dua të ceki se ekipi Makedonija Gj.P., nuk është skuadër për tu nënçmuar, pasi që gjysmësezonin e parë kishim shumë vështirësi ti fitojmë (1-0), mirëpo ne si ekip me punën që e bëjnë me disiplinën që kemi shpresoj se do ti fitojmë. Jemi të gatshëm të fitojmë 3 pikëshin dhe të kthejmë vetëbesimin dhe të festojmë fitoren e pare në gjysmësezonin e dytë”, ka thënë Iseni.

Ndeshja Makedonija Gj.P. – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button