Cërvenkovski nuk komenton muhabetet boshe të Mijallkovit dhe Llatasit

Ish Lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski, ka refuzuar të komentoj përmbajtjen e bisedës së djeshme mes Mijallkovit dhe kryeredaktorit të televizionit Sitel. Ku ai përmendet për pazaret zgjedhore mes komunës Qendër dhe Karposhit.

Nga kabineti i Crvenkovskit për Libertas thonë se nuk ka ndërmend që të komentojë budallallëqet ordinere.

Cërvenkovski  e ndjek situatën një kohë të gjatë, por nuk i komenton ngjarjet jo serioze që ndodhin në shtet.

“Këto lloj biseda boshe që bëjnë Mijallkovi dhe Llatasi, refuzon që t’i komentojë sepse nuk meritojnë komente”, thonë nga kabineti i Cërvenkovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button