VMRO nis kundërfushatën, tubim në “Boris Trajkovski”

Militantët e partisë maqedonase në pushtet janë thirrur që të mbajnë tubim sot në Sallën Boris Trajkovski në Shkup si kundërpërgjigje për fushatën e opozitës për publikimin e skandale të zyrtarëve qeveritarë.

Është njoftuar se nismën për këtë manifestim e kanë ndërmarrë disa komitete lokale të VMRO-DPMNE-së, të cilat e kanë parë të udhës që të ketë tubime masive për t’i kundërshtuar akuzat për përgjime të paligjshme, presion politik, korrupsion, që u ngarkohen zyrtarëve të VMRO-së dhe të BDI-së.

Pritet që manifestime të ngjashme të organizohen edhe në qendrat tjera, ku besohet se simpatizuesit e partisë maqedonase në pushtet janë më të zjarrtë për të kundërshtuar pretendimet e LSDM-së.

Analistët politikë vlerësojnë se VMRO gjatë këtyre viteve ka krijuar një shtresë të militantëve të cilët janë të obsesionuar nga  politikat populiste dhe i konsiderojnë si “armiq të kombit maqedonas” ata që kundërshtojnë platformën nacionaliste të partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button