Jahjaga pret krerët më të lartë të sigurisë dhe drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë në vend.

Jahjaga është takuar me kryeministrin Isa Mustafa, kreun e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, kryeprokurorin në detyrë, Sylë Hoxha, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar me ta hapat e mëtejshëm të organeve të rendit dhe ato ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja e Kosovës ka theksuar ndër të tjera në takim se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë, për t’i hapur kështu Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushje të reformave për liberalizimin e vizave, fillimisht, e më pas për integrimin europian.

Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli kombëtar kundër Korrupsionit, për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button