Ancelotti i kënaqur me lojën e Diego Lopez

Real Madrid ka fituar dy ndeshjet e para të sezonit të ri të kampionatit spanjoll, por lajmi është se Iker Casillas është lënë në stol në këto dy takime nga Carlo Ancelotti.

Kur të gjithë mendonin se me largimin e Mourinhos, kapiteni dhe simboli i Realit do të kthehej titullar, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak për Casillas.

Pas fitores 1-0 ndaj Granadës, Ancelotti e shpjegoi shkurt lënien në stol të Casillas: “Diego Lopez ka luajtur ndeshjen e parë dhe të dytë. Për momentin po luan mirë.”

Duke folur për ndeshjen, ish-trajneri i Milanit deklaroi se skuadra e tij duhet të kishte bërë më shumë për ta mbyllur atë edhe pse pranoi që Reali nuk luajti mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button