Kryetar i Këshillit Gjyqësor u zgjodh kandidati i propozuar nga VMRO

Branko Ushkovski, ish ­jurist i Ministrisë së Drejtësisë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Republikan Gjyqësor.

Ushkovski është i vetmi prej anëtarëve maqedonas të Këshillit, i cili nuk është gjykatës. Ai ishte zgjedhur anëtar i Këshillit me propozim të VMRO-DPMNE-­së.

Ushkovski merr detyrën e kryetarit të Këshillit Republikan Gjyqësor, pasi kryetares së mëparshme Biljana Zafirovski i skadoi mandati i dytë më 20 dhjetor.

Mediet maqedonase shkruajnë se me zgjedhjen e Ushkovskit kryetar të Këshillit vërtetohen dyshimet për ndikimet politike në gjyqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button