Big Brother-i politik në Maqedoni

“Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, – shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Zoran Zaev, por dhe situata politike ne shtetin tonë.  Na e kujton kriza ekonomike-politike që “ikën e vjen”, vjedhja e votave, nacionalizmi, pasiguria, drejtësia e korrupsioni,  skandalet social-politiko-ekonomike, skandalet mafioze te VMRO-së, gjykata e korruptuar, loja dhe fuqia e fjalëve.

VMRO-ja dhe mediumet e qeverisë mundohen me çdo kusht: të trembin qytetarët,  të detyrojnë t’ju binden e imagjinojnë “Big Brother-in politik” në Maqedoni duan ti ndryshojnë mendimet e popullit, ideologjitë, personalitetin…

Por Zaevi e kuptoi që ky manipulim nuk është fizik, por mendor, kryhet në mënyrë delikate e të fshehur  me teknika që “pushtojnë mendjen”. Mjaft teori në shkencat  sociale demonstrojnë një “Big Brother Politik” me një fuqi influencuese ndaj mendimit e aftësisë.

“Big Brotheri Politik” është një mekanizëm i shkrirë mirë e i shfrytëzuar jo vetëm nga politikanët e ekspertët e marketingut, por dhe nga njerëzit e çdo lloj pushteti. VMRO DPMNE-ja e ka përdorur këtë lloj teknike edhe me politikanet tone shqiptar, pas publikimit të bombave te Zaevit, vetëm një i “verbër ne kokë ” nuk mund ta sheh lojën e VMRO-së dhe politikanëve tonë “patriotë” dhe te “dashur”…

“Ata që rastësisht i kanë hipur  (kalit) një herë, mendojnë se përjetë do të jenë kalorës. Pikërisht, ata në të parin hendek bien dhe mbesin përjetë këmbësorë!”

Lajme të ngjashme

Back to top button