Gruevski mes dy alternativave, presionit të jashtëm dhe protestave që mund të eskalojnë

Kriza politike në Maqedoni pas aferës së përgjimeve ka marrë një dimension të ri, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, qeveria shtiret mospërfillëse ndaj kërkesave të opozitës për largimin e saj, duke manifestuar injorim të plotë të gjendjes aktuale dhe duke rritur paranojat e një regjimi tipik diktatorial.

Regjimi i Gruevskit, po paralajmëron një betejë të rëndë politike që mund të çojë në eskalimin e situatës deri në protesta të dhunshme, nëse nuk implikohet më seriozisht faktori ndërkombëtarë, thonë analistët.

Ismet Ramadani, thotë për Portalb se është pritur se kjo garniture qeverisëse nuk do të dorëzohet edhe përkundër përmbajtjes së bisedave që tregojnë se kanë humbur kredibilitetitn. Sipas tij ata mbrohen duke e hedhur topin diku tjetër.

“Është e vërtet se do të jetë e vështirë lufta politike e qytetarëve dhe të tjerëve që duan të lirohen nga kjo mënyrë e praktikimit të qeverisjes. Kjo do të ndodhë pa konflikte sepse faktori ndërkombëtarë është i interesuar që të menaxhojë me sukses këtë situate. Takimi i djeshëm i me sekretarin e NATO- tregon se ai ishte i brengosur dhe se ka marrë detyra të rënda dhe se ai duhet të ketë kujdes për të mos rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit. Në takimin me ambasadorët e shteteve të NATO-s i është përcjell porosia se ekziston mundësia të humbet edhe ftesa për NATO”, thotë Ismet Ramadani.

Ramadani thotë se intervenimi ndërkombëtarëve do të jetë më i shpejtë sepse ata kanë hetuar se kjo garniture qeverisëse ka humbur kredibilitetin.

“Këta do të ndërhynë që të formohet qeveria kalimtare dhe do të ndihmojë që të përgatisë zgjedhjet e përkohshme dhe të bëhet ndryshime në prokurori dhe gjyqësi. Ky proces do zhvillohet vështirë, por me ndërmjetësim të jashtëm duhet të fillon një rimëkëmbje e institucioneve demokratike”, thotë Ramadani.

Mirjana Najçevska thotë për Portalb se ka tre mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

“Njëra nga mundësitë është që qeveria të kuptojë se ka humbur legjitimitetin dhe të pranojë qeveri kalimtare e cila do të mund që të kthejë legjitimitetin e institucioneve dhe krijojë mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Najçevska.

Mundësia e dytë për të lëvizur qeverinë nga pozicionet e saja të ngurta pas krizës, sipas Najcevsës është presioni i faktorit ndërkombëtarë i cili mund të dirigjojë zgjidhje adekuate të problemit.

Sipas Najçevskës, variant i tretë mund ët jetë më i dhimbshëm që nënkupton eskalim të situatës nëpërmjet protestave të dhunshme dhe të detyrohet qeveria që të largohet.

Petar Arsovski thotë se është vështirë të prognozohet se çfarë përfundimi do të ketë kriza sepse në ende nuk i dimë se cilët janë hapat e katër faktorëve kryesor.

“Ne nuk e dimë se çfarë përfundimisht propozon Zaevi dhe cilët janë materialet që ai ka.  Nikolla Gruevski dhe as faktori ndërkombëtarë ende nuk ka një qëndrim përfundimtar dhe njëkohësisht nuk kemi qëndrim as nga partitë shqiptare”, thotë Arsovski.

Sipas tij faktori ndërkombëtarë patjetër që të vendos se si do ta pranojë Gruevskin. Sipas tij nëse nuk vendos që të pranojë qeverinë se si të zgjedhur në mënyrë jo legjitime dhe si uzurpatorë, atëherë vështirë të ketë zgjidhje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button