Maqedonia rrezikon ftesën me kusht për anëtarësim në NATO

Holanda i tërheq vërejtjen kryeministrit Nikolla Gruevski se në Samitin  e ardhshëm të NATO-s në Poloni do të duhet të rishqyrtohet ftesa për anëtarësim në këtë aleancë për Maqedoninë nëse vendi largohet nga proceset demokratike.

Ambasadorja e Holandës haptas ka pyetur nëse duhet të rishqyrtohet ftesa për në NATO për Maqedoninë për shkak të mosfunksionimit të shtetit juridik, pavarësia e gjykatave dhe mungesës së lirisë së shtypit.

Paralajmërimi është thënë në drekën e përbashkët të ambasadorëve të 6 shteteve anëtare të NATO­-së në Bruksel me delegacionin e Maqedonisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski i cili pati takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button