fbpx

Dëshmia tronditëse e një ”killeri”, humor i zi nga Besart Kallaku (Video)

Aktori i ”Portokallisë”, Besart Kallaku, publikon një video ku paraqitet të merret në pyetje mbi një listë deputetësh, ministrash, zyrtarësh e politikanësh të lartë që “porositet” të ekzekutohen.

Ky humor i zi, në videon që NOA ju sjell të plotë më poshtë, vjen nga aktori i njohur, në kuadrin e skandalit të pretenduar nga Tom Doshi ditët e fundit, i cili sugjeron se Ilir Meta ka porositur vrasjen e tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Në video, Kallaku përmend shumë emra dhe “tregon” se kush ka paguar dhe kush jo për eliminimin fizik të tyre.

Filmimi që Kallaku ka realizuar me doza humori, vjen si imitim i videos që nxori Tom Doshi ku shfaqet vrasësi i penduar sipas tij.

Kjo video shfaqet ndërsa këto ditë në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe disa lista tallëse me emra zyrtarësh që “planifikohen” për t’u vrarë. /NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button