Itali, ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së lënë pas në Torino, ku shqiptari është ekzekutuar me breshëri të shtënash.

Siç raporton Noa.al, viktima është Fadil Mema 54 vjeç, i cili merrej me dorëzimin e gazetave dhe vrasja e tij u bë gjatë kohës që dilte nga shtëpia për të nisur punën e tij.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orës 02.00 të natës, ndërsa Mema mendohet të jetë vrarë nga dy persona në rrugën Pavese, izona Mirafiori, ndërsa është prekur nga së paku dy plumba.

Policia italiane po heton për zbardhjen e rrethanave të krimit si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se i kishin ngritur pritë./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button