Samsung vjen me telefonin më të fortë Galaxy Xcover 3

Galaxy Xcover 3 është telefoni samsung i cili është më rezistent se të tjerët. Ai përmban ekran 4.5 inç me rezolucion WVGA dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz.

Ndër karakteristikat e tjera të këtij telefoni mund të përmendim ë 1.5GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamerë të pasme 5 megapikselë e aftë për të regjistruar foto edhe nën ujë, kamerë ballore 2 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2,200 mAh. Samsung Galaxy Xcover 3 ka edhe sensorë GPS dhe ofron lidhjen LTE.

Telefoni ka marrë certifikimin MIL-STD-810G që siguron për një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik. Ai ka marrë gjithashtu certifikimin IP67, që do të thotë se mund të rezistojë në një thellësi uji prej 1 metrash për 30 minuta./albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button