Elhaida Dani me stil rok në Eurovizion

Këngëtarja Elhaida Dani e cila pritet të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion në muajin maj në Austri, duket se ka zbuluar disa nga detajet e klipit të cilin do të prezantojë brenda këtij muaji.

E veshur me një xhup lëkurë, pantallona të zeza dhe kryesisht ngjyra të errëta, këngëtarja shfaqet gjatë momenteve të realizimit të klipit, i cili ka nisur prej ditësh përgatitjet.

Kënga e cila titullohet “Im Alive” pritet të sjellë ritme të tjera nga “Diell” ajo me të cilën Elhaida fitoi edhe Festivalin në RTSH, duke ju besuar së fundi dy të rinjve të talentuar nga Kosova, kompozitorëve Zzap & Chriss.

Lajme të ngjashme

Back to top button