Mot me diell dhe vranësira

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me kushte për shi të dobët të kohëpaskohshëm, në male borë e dobët. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri tre gradë Celsius.

Nesër do të mbajë mot i ngjashëm, ndërsa nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe të thatë me rritje graduale të temperaturave të ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button