Barazim për Fiorentinën

Skuadra e Fiorentinës nxori vetëm një barazim në sfidën e parë kundër Romës në Ligën e Evropës.

Viola dhe romakët u ndanë baras 1:1, në një ndeshje tejet të bukur për sy.

Josip Ilicic (17’) kaloi Fiorentinën në epërsi, para se Seydou Keita (77’) ta shënonte golin e barazimit për Romën.

Ndryshe, Fiorentina ishte skuadër më e mirë shumicën e takimit, edhe pse Roma humbi një penallti në minutën 60’ kur Adem Ljajic dështoi nga pika e bardhë.

 


Highlights — AC Fiorentina – AS Roma — 1:1… by ylberenexhipi

Lajme të ngjashme

Back to top button