Fitojnë Everton, Napoli dhe Sevilla

Skuadra angleze, Everton, ka arritur të shënojë fitore 2:1 përballë Dynamo Kyivit në sfidën e parë në Ligën e Evropës.

Steven Naismith dhe Romelu Lukaku shënuan për anglezët, teksa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Oleg Gusev.

Fitore më të lartë realizoi Napoli, skuadër e cila triumfoi si vendas 3:1 kundër Dinamo Moskës.

Gonzalo Higuain ishte heroi i kësaj fitoreje për napolitanët duke shënuar tre gola. Kevin Kuranyi realizoi golin e vetëm për rusët.

Fitore 3:1 realizoi edhe Sevilla, që mposhti në udhëtim Villarrealin. Vitolo, Stephane M’Bia dhe Kevin Gameiro shënuan për Sevillan, teksa Luciano Dario Vietto shënoi golin vetëm për Nëndetësen e Verdhë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button