MPB favorizon Amdi Bajramin, padit sigurimin e Zaevit

MPB doli me versionin  e saj lidhur me incidentin në mes deputetit Amdi Bajram dhe anëtarit të sigurimit të Zoran Zaev. Në lajmërimin e shkurtër nuk theksohet se a ka pasur përleshje fizike dhe se a është lënduar në të vërtetë deputeti ashtu siç thoshte.

“Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ju informojmë se rreth orës 15 e 30 është paraqitur se para hyrjes së Qendrës Tregtare të Qytetit,deputetit Amdi Bajrami i cili ka qenë i shoqëruar me një person tjetër, i është afruar A.T. (29) nga Strumica, dhe i njëjti ka filluar të sulmojë atë, duke i drejtuar fjalë ofenduese, fyese deputetit.  Policia menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me personat. Më pas është kontrolluar makina ‘Shkoda Oktavia’ e drejtuar nga A.T. dhe në të njëjtën janë gjetur dy thika, një pancir mbrojtës dhe shkop bejsbolli. Kundër personit A.T. është ngritur padi për prishje të qetësisë dhe rendit publik. Nga ana e policisë është dorëzuar lënda në Prokurorinë publike e cila do ta vazhdojë procedurën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga LSDM njoftojnë se nuk ka pasur dhunë fizike ne asnjë moment dhe se qeveria vazhdon të keqpërdor Amdi Bajramin si marionetë për incidente. Është i paqartë fakti se si është e mundur që të ketë aq shumë polic në vendin e ngjarjes, menjëherë pas zënkës verbale mes A.T. dhe deputetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button