Thaçi kërkon parlament dydhomësh dhe ndarje të buxhetit në mënyrë proporcionale

Gjatë vizitës së kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi në Prishtinë ku takoi kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn , ai foli edhe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni

“Kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë janë shumë të thjeshta dhe janë dy, vendimmarrja në institucionet e shtetit të jetë me koncenzus të plotë, që do të thotë Parlamenti dydhomësh, dhoma e qytetarëve dhe dhoma e kombeve. Te dhoma e kombeve vendimmarrja të jetë me koncenzus të plotë dhe çështja e e dytë ndarja e buxhetit të shtetit të bëhet në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Dhe këtë çështje të ndarjes së buxhetit të shtetit për shqiptarët, ta ketë në dorë kompetencën e nënshkrimit funksionari më i lartë shqiptarë që është në shtet, qoftë zëvendës kryeministri, qoftë zëvendës presidenti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndërkaq në bisedat e përgjimeve të publikuara të martën nga LSDM ku Thaçi dëgjohet duke i shprehur lojalitet Mijallkovit, kreu i PDSH-së tha se janë të montuara ndërsa lëshoi një sërë akuzash ndaj Zoran Zaevit. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se së shpejti do të publikojë edhe biseda të tjera të Menduh Thaçit.

Lajme të ngjashme

Back to top button