Pas 12 vjetësh varroset Ruzhdi Veliu, vëllai i kryetarit të SHVL-së Fazli Veliut

Ruzhdi Veliu është varrosur sot në varrezat myslimane në fshatin e vendlindjes në Kollare të Kërçovës.

Në ceremoninë e varrimit të Ruzhdi Veliut në të cilën morën pjesë veprimtarë nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, kreu i BDI-së njëherësh edhe familjar i viktimës Ali Ahmeti kujtoi përkushtimin e Veliut në luftën e vitit 2001.

“Dhe më në fund, Ruzhdiun sot të gjithë bashkë po e përcjellim në përjetësi, në dritë, bashkë me nënën, gjyshin e tij dhe me shpirtin e mixhës së tij, dajë Mehmetin të cilin 70 vite po e kërkojmë dhe akoma nuk e kemi gjetur”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Gjatë konfliktit të vitit 2001, pa asnjë gjurmë ishte zhdukur vëllai i Fazli Veliut, Ruzdiu. Ky rast kishte ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër. Fillimisht u zhduk pa gjurmë ndërsa më vonë rezultoi i vrarë. Prej atij momenti, familja edhe pse e kërkuan gjithandej nuk arritën ta gjejnë trupin e tij. Ishte varrosur në Demir Hisar dhe më pastaj ishte sjellë në morgun e Shkupit ku janë bërë analizat e ADN-së të cilat kanë vërtetuar identitetin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button