Skandal i ri në Shërbimin Sekret të SHBA

Dy agjentë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara janë nën hetim, pas akuzave se u përplasën me pengesat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishin pirë deri vonë në një mbrëmje.

Ngjarja u zbulua në një artikull të botuar dje në gazetën The Washington Post, ku thuhet se policia lokale dhe oficerë të shërbimit sekret po zhvillonin hetime lidhur me zbulimin e një pakete të dyshimtë pranë Shtëpisë së Bardhë, kur punonjësit e shërbimit sekret e përplasën makinën tek pengesa e sigurisë.

Oficerët e policisë në vendin e ngjarjes donin t’i arrestonin agjentët e sigurisë dhe që ata t’i nënshtroheshin provës së alkoholit, sipas Washington Postit, por një shef i policisë urdhëroi që ata të liroheshin.

Njëri prej agjentëve u identifikua si njëri prej komandantëve të personelit të sigurisë të Presidentit Obama dhe hetimi është duke u zhvilluar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që mbikqyr Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara./voa

Lajme të ngjashme

Back to top button