Ambasada Amerikane: S’ka deputetë “non grata”

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të një liste në media me disa emra deputetesh e gjoja a ta janë “non grata”.

“Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë. Ne përsërisim deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button