Zvicër: Shitjet e Galaxy S6 katër herë më të larta sesa të Galaxy S5

Para paraqitjes së tyre, ishte thënë se parashikimi i brendshëm i Samsung për modelet e reja të telefonave të saj ishte ndarë në 50 milionë njësi të shitura të S6, nga të cilat 10 milionë janë të rezervuara për S6 Edge.

Por me sa duket kompania jugkoreane do të duhet ta rishikojë këtë synim të sajin, nëse gjithçka shkon mirë për të.

Dhe kur është fjala për Evropën, Samsung mund të jetë opstimiste sepse siç raporton Samsung Zvicër shitjet e Galaxy S6 dhe S6 Edge janë rreth katër herë më të larta në krahasim me ato të Galaxy S5, për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Edhe pse është ende herët të thuhet se cili do të jetë suksesi i Samsung me Galaxy S6 dhe S6 Edge trendi aktual duket shumë premtues për suksesin përfundimtar të shitjeve të Galaxy S6 dhe S6 Edge. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button