Për herë të parë dëshmohet teoria e relativitetit e Ajnshtajnit

Teoria e relativitetit nga Albert Ajnshtajni sapo është dëshmuar me ndihmën e teleskopit Habble. Astronomët kanë bërë fotografitë e para nga drita e një ylli që eksplodon dhe dallohet nga një grup galaksish.

Shkencëtari më i njohur në botë ka parashikuar këtë efekt i pari, para më tepër se një shekulli, ndërsa sot, më tepër se 50 vjet vrojtim të qiellit, efekti më në fund vihet re. Fotografia shfaq katër pikat e dritës të cilat krijohen nga eksplodimi i supernovës, të renditura në kryqin e Ajnshtajnit, rreth një grupi të largët të galaksive.

Katër pikat janë rezultat i një mase të fshehtë të materies së zezë në galaksi e cila e përthyen dritën nga supernova, e cila është larg shumë vjet dritë, por duket menjëherë mbrapa, siç shihet me teleskopin hapësinor Habble.

Secila prej katër pikave të dritës ka kahe të kundërt dhe udhëton në rrugë të ndryshme të gjithësisë. Rruga e tyre varet nga materia e padukshme e zezë, prej së cilës përbëhet pjesa më e madhe e Universit.

Astronomët që kanë analizuar fotografi të teleskopit, për herë të parë i kanë vënë re pikat e dritës në formë kryqi rreth galaksive në largësi prej 5 miliard viteve të dritës, në nëntor të vitit të kaluar, dhe që atëherë i kanë analizuar fotografitë me teleksopë tjerë në Tokë.

Lajme të ngjashme

Back to top button